Është vetëm 17 vjeç (datëlindja 7 qershor 2007), por një ditë më parë ka firmosur kontratë profesioniste me ekipin e të rriturve të Tampa Bay Rowdies. E kemi fjalën për futbollistin me origjinë nga Kopliku Endri Mustali. Paraqitjet e tij të mira prej vitesh me ekipet e moshave, kanë bindur drejtuesit e klubit për ta ofruar në ekipin e parë që në këtë moshë.

Pikërisht për këtë arsye i kanë ofruar kontratë dhe gjithçka është konkretizuar me hedhjen e firmave në të. Kjo do të thotë se deri në nëntor të vitit 2026 Mustali do të jetë pjesë e Tampa Bay Rowdies.

Trajneri i këtij ekipi Robbie Neilson duke folur për faqen zyrtare të klubit është shprehur se beson në aftësitë e këtij lojtari, i cili që në seancat e para stërvitore e ka impresionuar me paraqitjet e bëra. Madje nuk ka hezituar ta konsiderojë “Top player”:

Tampa Bay Rowdies merr pjese ne kampionatin “USL Championship”, pra kampionati i dyte me i rendesishem pas MSL dhe si rrjedhoje per 17 vjeçarin me origjine nga Kopliku, do te jete nje mundesi e mire per te treguar vlerat e tij dhe dhe per te vijuar rritjen ne karriere.

Endri Mustali eshte nje futbollist i cili po spikat prej vitesh me paraqitjet e tij ne futbollin e moshave ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe tani ka ardhur momenti per t’i treguar ato edhe me ekipet e te rriturve dhe sigurisht qe do ta beje kete gje me talentin dhe dhuntite qe ka.
Gjergj KOLA