Trajneri i kombetares U17 te Italise Bernardo Corradi ka publikuar diten e djeshme listen e 20 lojtareve qe do te grumbulloje per ndeshjet e fazes eliminatore te Kampionatit Europian qe do te zhvillohen ne Qipro.
Ajo qe bie ne sy eshte se pjese e rendesishme e kesaj kombetareje vazhdon te jete lojtari me origjine nga Razma e Malesise se Madhe, Gabriel Ramaj. 17 vjeçari qe eshte pjese e Akademise se Atalantes, konsiderohet nje element me shume perspektive dhe jo me kot eshte pjese e rendesishme edhe e kombetares se vendit fqinj.
Ne fakt, ai kohe me pare pat luajtur edhe me kombetaren shqiptare, por pas ofertes qe i erdhi nga ajo italiane, vendosi ta ndryshonte, nisur edhe nga vleresimi shume i madh qe kane per te stafi i kesaj kombetareje.
Italia U17 do te jete ne grup sebashku me Qipron, Irlanden dhe Ukrainen dhe do te synoje te zere njerin prej dy vendeve te para qe e kualifikon ate per ne fazen finale te Europianit, finalet e te cilit do te zhvillohen majin e ardhshem ne Hungari. Po ashtu sherben edhe si kualifikuese per Boterorin e Peruse qe zhvillohet vjeshten e ardhshme.
Dhe shqiptari Ramaj do te mundohet te beje me te miren per kete komnbetare qe ajo t’i arrije objektivat e saj. Mbrojtesi shtatelarte ka fituar besimin e trajnerit Corradi dhe shikohet si pjese e rendesishme e formacionit italian.
Gjergj KOLA