Futbollisti i talentuar shkodran Elton Fikaj po i ngjit shkallet nje e nga nje. Ndonese eshte vetem 17 vjeç, po shihet me shume prioritet nga drejtuesit e klubit te njohur grek Panathinaikos.

Siç kemi bere te ditur, pak kohe me pare lojtari i kombetares U19 te Shqiperise ka firmosur edhe kontrate profesioniste me klubin ne fjale, sipas te ciles do te jete pjese e Panathinaikos deri ne vitin 2026. Por me shume mundesi shpejt do ta shohim ne ekipin e pare.

Veprimi i pare qe drejtuesit e klubit kane ndermarre pas firmosjes se kontrates, ka qene jo vetem stervitja me ekipin e pare, por edhe aktivizimi me ekipin B i cili merr pjese ne Super League 2 te vendit fqinj.

Dhe ndonese me futbolliste me te medhenj ne moshe, mbrojtesi shkodran ka qene titullar ne fushen e lojes ne te dy ndeshjet e para te kampionatit, ato ndaj PS Kalamata dhe Panachaiki FC.

Dhe jo vetem qe Fikaj ka qene per 90 minuta ne loje ne te dy takimet, por edhe ka spikatur me paraqitjet e tij duke treguar personalitet ne fushe, pavaresisht moshes se tij te re.

Sigurisht qe aktivizimi me Panathinaikos B eshte bere me qellimin e vetem per ta forcuar edhe me teper si lojtar dhe shume shpejt pritet ta shohim pastaj ne ekipin e pare. Ne fakt Eltoni eshte gati. E tregoi kete edhe ne ndeshjet miqesore qe ky ekip zhvilloi gjate fazes pergatitore ne Austri.
Gjergj KOLA