Mbrojtesi shkodran Ervin Bashi po ngjitet gradualisht ne “skenen” e Milanit. I ardhur vetem pak para fillimit te sezonit tek kuqezinjte, 17 vjeçari sigurisht qe kishte nevoje per pak kohe ne dispozicion per t’u pershtatur me ambjentin e ri dhe tashme ka filluar te shfaqet si protagonist.

Bashi eshte rritur tek Pro Patria me te cilen ka luajtur 5 vite me rradhe dhe ka qene pikerisht kjo skuader ku ai ka spikatur dhe marre vemendjen e drejtuesve te Milanit qe kane nxituar t’i ofrojne kontrate dyvjeçare.

Per momentin, lojtari i qendres se mbrojtes me gjatesi 1.92 metra po luan me ekipin U18 te Milanit ku pas nje demtimi te lehte qe ka patur ne fillim te sezonit, tashme eshte rikthyer ne formen e duhur dhe ka filluar te marre edhe minuta, çka eshte shume e rendesishme per te.

Jo vetem kaq, sepse Bashi ne jo pak raste grumbullohet edhe me ekipin e pare te Milanit dhe stervitet me te, gje qe do ta ndihmoje shume nga ana profesionale per t’u rritur edhe me shume. Fakti qe drejtuesit teknike te ketij klubi e kane kerkuar me inisistim ta kene ne rradhet e tyre, tregon se se miri se diçka kane pare tek ai.

Megjithate duhet te presim ende sepse Ervin Bashi ende nuk i ka shfaqur ashtu si duhet. Lojtari i datelindjes 24 korrik 2005 qe vjen nga nje familje me origjine nga Shkodra, ka te gjithe potencialin e duhur per t’u bere shpejt nje lojtar i rendesishem, qofte edhe ne nje skuader si Milani.
Gjergj KOLA