Pas paraqitjes se shkelqyer ne ndeshjen e mesjave ndaj Ferencvarosh te vlefshme per “Europa League” ku u shpall me merite edhe si “Lojtari i ndeshjes”, mesfushori 17 vjeçar shkodran Justin Ferizaj ka lene serish gjurme ne nje tjeter ndeshje per ekipin e tij Shamrock Rovers.
Keshtu, pikerisht ne ndeshjen e vlefshme per turin e dyte te Kupes se Irlandes, kur gjerat nuk po shkonin si duhet per ekipin e tij, ai ka dhene asistin e golit te dyte, ate te fitores qe i dha edhe kualifikimin Shamrock per ne turin e trete te ketij kompeticioni.
Ne kete ndeshje, Shamrock ka kaluar shpejt ne avantazh qe ne minuten e 4-te me ane te Gannon dhe kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te fitohej lehte. Ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 59-te Grimmes do te barazonte shifrat per Drogheda Utd dhe si rrjedhoje koha e rregullt e ndeshjes do te mbyllej ne barazim 1-1 duke bere qe te dy ekipet t’i drejtoheshin shtesave.
Nderkohe Justin Ferizaj qe kete here eshte aktivizuar si zevendesues nga ana e trajnerit, ka qene serish percaktues sepse ne minuten e 110-te te ndeshjes, ka dhene asistin e duhur per Lyons qe ka realizuar golin e fitores dhe ne kete menyre me rezultatin 2-1 Shamrock Rovers eshte kualifikuar per ne turin e trete te Kupes se Irlandes.
Kualifikim qe vjen ne kete menyre nga kembet e nje 17 vjeçari me origjine nga Shqiperia si Justin Ferizaj qe po shnderrohet ne protagonist per ekipin e tij dhe nga menyra si po i shkon karriera, me shume siguri qe shpejt do ta shohim duke luajtur ne nivele shume te larta.
Gjergj KOLA