Vetem 17 vjeç por Valerio Todaj me origjine nga Sterbeqi i Malesise se Madhe ka firmosur nje kontrate me ekipin e te rriturve te Legnanos ne Itali. Paraqitjet e mira qe ka bere mesfushori i majte me ekipet e moshave te ketij klubi, kane bindur drejtuesit e tij t’i ofrojne firmosjen e kontrates.

Ka ndodhur keshtu diten e djeshme pasi presidenti i klubit Giovanni Munafo`ka dhene aprovimin per kete firme, ka qene drejtori sportiv i klubit Aldo Capocci (personi qe ndodhet ne foto me Valerion) ai qe i ka ofruar kontraten dhe gjithçka eshte bere edhe ne prani te babait te Valerios, Tonin Todajt.

Ne kete menyre 17 vjeçari ne datat 16-17 gusht do te jete ne stervitje me ekipin e te rriturve te Legnanos qe merr pjese ne Seria D te futbollit italian.

Ky padyshim qe eshte nje hap i rendesishem per lojtarin me origjine nga Malesia e Madhe i cili eshte grumbulluar me pare edhe me kombetaren U17 te Shqiperise nga ana e trajnerit Elvin Beqiri.

Todaj pas hedhjes se firmes ne kontrate, per “Shkodra Sport” eshte shprehur shume i lumtur dhe ka premtuar se do te beje me te miren per te shperblyer besimin e drejtuesve te klubit.
Nga ITALIA
Engjell GJOLAJ