Nje futbollist me origjine nga Shkodra i ka shenuar gol sot skuadres se Interit dhe i ka dhene fitoren Ternanes, skuadres me te cilen ai luan. E kemi fjalen per futbollistin Francesco Dibra. Gjithçka ka ndodhur ne turneun e 19 vjeçareve te emertuar “Scopigno Cup 2022” qe po zhvillohet ne Itali.

Ne te marrin pjese perveç Interit edhe Napoli, Lazio, por edhe brazilianet e Fluminense, turqit e Fenerbahçes, azerbajxhanasit e Neftchi si dhe disa ekipe te tjera, nder te cilet edhe Ternana ku luan edhe shkodrani Dibra.

Kalendari i ndeshjeve te dites se sotme e kishte vene kete ekip perballe Interit dhe ndeshja ka qene thuajse e barabarte, por ne pjesen e dyte pas nje zbritje te bukur nga e djathta, topi ka shkuar ne qender, aty ku Dibra ka zgjatur kemben e tij duke e derguar topin ne rrjete.

Nje gol ky qe i ka dhene fitoren 2-1 Ternanes dhe padyshim qe kjo i ka lumturuar te gjithe pjestaret e ketij ekipi te cilet kuptohet qe kane falenderuar edhe sulmuesin e tyre Dibra qe me ate gol u dha mundesine te gezojne.

Te dhenat e ketij lojtari jane shume te mira dhe padyshim qe shume shpejt 18 vjeçarin do ta shohim duke luajtur ne ekipe te rendesishme. Goli i sotem ndaj Interit ishte thjesht nje pjese e “repertorit” te ketij sulmuesi i cili dergimin e topit ne rrjeten kundershtare, “e ka ne gjak”.
Gjergj KOLA