Pak minuta më parë ka përfunduar analiza e ekipit Vllaznia U-19 dhe menjëherë pas saj ai ka marrë rrugën për në stadium ku në orën 14.00 do të nisë finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Shkëndisë së Tiranës.
Nga sa bëhet e ditur, trajneri Luan Zmijani në analizën e zhvilluar me ekipin u ka kërkuar lojtarëve të tij të bëjnë thjesht atë çfarë dinë të bëjnë më mirë.
Të zbatojnë detyrat e dhëna prej tij dhe të tregojnë më të mirën në fushën e lojës sepse i kanë mundësitë dhe aftësitë për ta fituar këtë ndeshje.
Këtë gjë u kanë deklaruar edhe dy drejtuesit e Akademisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri të cilët u kanë kujtuar se jo më kot janë kampionët e Shqipërisë në fuqi dhe të tillë duhet të tregohen edhe këtë herë.
www.shkodrasport.com