Nje tjeter futbollist i ri shqiptar firmos kontrate profesioniste ne Greqi. Behet fjale per Artemio Lani i cili eshte vetem 19 vjeç, por ka arritur te binde drejtuesit e ekipit PAE Egalio qe merr pjese ne kategorine e dyte te Greqise dhe ka firmosur per 3 vitet e ardhshme me ta (2+1 kontrata).
Lani luan ne rolin e qendermbrojtesit, por fare mund ta beje edhe krahun e djathte te prapavijes. Eshte i datelindjes 10/05/2004, i gjate 1.81 metra, 73 kg dhe kemba e preferuar e tij eshte e djathta.
Historia e tij eshte shume interesante. Futbollisti ne fjale se fundi ka qene pjese e ekipit te Korfuzit ne Greqi, por ka dashur te levize dhe te sistemohet ne nje ekip me te forte. Per kete arsye, ka bere fillimisht nje prove tek Larisa por drejtuesit e saj nuk e kane zgjedhur.
Ka bere nje prove tek Apolonia e Fierit, skuader qe siç dihet merr pjese ne kategorine e pare te futbollit shqiptar, por edhe ketu drejtuesit nuk e kane perzgjedhur. Dhe prova e trete ka rezultuar serish e pasuksesshme, kete here te Partizani U21 ku edhe stafi i tij nuk u bind per aftesite e lojtarit.
Por ai qe nuk hoqi dore dhe besonte shume tek Artemio Lani ishte pikerisht menaxheri i njohur Bruno Dodi. Ai ka insistuar deri ne fund per “t’i gjetur strehe” tek nje ekip profesionist sepse e njihte mire dhe kishte besim se do ia dilte. Dhe prova tek PAE Egalio ka shkuar ashtu si duhet.
Artemio i ka bindur shpejt drejtuesit e saj te cilet nuk kane hezituar t’i ofrojne menjehere firmen ne kontrate. I lumtur lojtari, te lumtur familjaret e tij qe djali i tyre me ne fund ia doli, por me i lumtur nga te gjithe ishte menaxheri Bruno Dodi. Ai tregoi edhe njehere tjeter se nuk gabon ne “shijet” e tij dhe per kete arsye, ka rezultuar nje tjeter transferte te suksesshme dhe lojtaret e tij firmosin serish kontrate profesioniste.
Gjergj KOLA