Ne Agli shume shpejt nuk do te flitet vetem per “emigrante” shqiptare qe kalojne kufirin ne menyre te paligjshme apo te tjere qe merren me veprimtari jo te rregullta. Ne shtetin e njohur britanik do te flitet edhe per sportin e shqiptareve dhe pikerisht per Vllaznine e futbollit te femrave.

Arsyeja eshte pikerisht suksesi i saj i jashtezakonshem dhe kalimi ne fazen e grupeve te Champions League. Njekohesisht edhe perballjet me Çelsin e tyre, por edhe emra te tjere te medhenj te futbollit europian si Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

Dhe nga e gjithe kjo, nje politikan i njohur britanik, John Grogan ka vendosur te beje nje film me metrazh te shkurter pikerisht per Vllaznine, historine dhe sukseset e saj te jashtezakonshme.

Lajmi konfirmohet per “Shkodra Sport” nga menaxheri i ekipit shkodran Oliver Matija i cili eshte shprehur: “Vemendja per Vllaznine dhe Shqiperine nga te huajt po shtohet gjithnje e me shume. Para dy ditesh na ka kontaktuar nje ish- deputet britanik i cili ka shprehur deshiren per te bere nje film me metrazh te shkurter per historine e ekipit tone dhe sukseset e tij”.

Siç mesojme, gjate vizites pas dy javesh ne Angli te ekipit shkodran, ish- deputeti i Partise Laburiste Brikanike deri ne vitin 2019 (tashme mban detyren e kryetarit te Dhomës së Tregtisë Mongolo-Britanike), do te takoje dhe intervistoje pjestaret e Vllaznise per te realizuar filmin qe ai deshiron.

Me siguri qe Grogan do ta trajtoje kete sukses si nje aftesi ndryshe e shqiptareve, per t’u treguar britanikeve sepse ata nuk jane protagoniste vetem per keq, por edhe per suksese te tilla, per me teper me nje ekip femrash i cili nme 26 tetor do te rivalizoje Çelsin brenda ne Londer./SHKODRA-SPORT.COM/