Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ndalet ne merkato dhe pak minuta me pare ka prezantuar edhe blerjen e saj te peste. Lojtari i rradhes qe ka ardhur eshte nje qender, Maurice Walton, i gjate 2.08 metra.

Kuqeblute ne fakt kishin nevoje per nje lojtar ne kete pozicion sepse prej disa sezonesh kane vuajtur per te dhe drejtuesit shpresojne te kene gjetur lojtarin e duhur i cili do t’i bente shume pune skuadres. Ja njoftimi i Shoqates se basketbollit per perforcimin e rradhes:

“Jemi të emocionuar të njoftojmë afrimin tonë të pestë për këtë sezon, Maurice Walton! Me origjinë nga Phoenix dhe me një përvojë të pasur në disa nga kolegjet më të mira të SHBA-së, Maurice vjen me një gjatësi prej 208 cm për të sjellë lartësi dhe forcë në ekip. Ai do të na ndihmojë në pozicionin 5, ku kemi pasur vështirësi vitet e fundit. Jemi të bindur që ky përforcim do të bëjë diferencën!”

Kujtome qe para Walton kane firmosur me Vllaznine edhe amerikanet e tjere Michael Lenoir, Michael Wright dhe se fundi edhe Maurice Hodge Jr si dhe shkodrani i mirenjohur Robert Shestani./www.shkodrasport.com/