Miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk është zhvilluar në kushte normale. Ndeshja që startoi në orën 19:00, u ndërpre për disa çaste për shkak se mes lojtarëve të dy ekipeve pati tensione.

Protagonistë ishin Nikaj i Skënderbeut dhe Lorenc Trashi që aktivizohet me Flamurtarin.

Të dy këta lojtarë u ndëshkuan nga gjyqtari Enea Jorgji me kartonë të kuq, por nuk u ndal me kaq.

Trashi u ndesh me ofendime dhe shishe të hedhura nga tifozët korçarë. Këto e shoqëruan ish-mbrojtësin e Kombëtares deri në momentin që u fut në tunelin e dhomave të zhveshjes.