Notarët shkodranë të shoqatës “Future Sports Academy Shkodër- FSASH, kanë bërë një paraqitje të mirë në turneun ndërkombëtar të Podgoricës që u zhvillua fundjavën e kaluar duke u kthyer prej andej me dy medalje.

Në këtë takim ndërkombëtar të emërtuar “Internacional Sëim Meet- Montenegro Open 2024” dhe që u zhvillua në kryeqytetin e vendit fqinj morën pjesë në total 422 notarë të 51 ekipeve nga 13 shtete të ndryshme të Botës, pikërisht nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja- Hercegovina, Gjermania, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Polonia, Sllovenia, Serbia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Amerikane dhe SHBA.

Shqipëria është përfaqësuar në këtë aktivitet me 4 ekipe dhe me një total prej 24 notarësh, ku dy prej sportistëve kanë qenë të shoqatës “FSASH”, pikërisht Arlind Hysaj dhe Arbër Hysaj të cilët kanë konkurruar në shtatë gara, duke arritur që në dy prej tyre të marrë edhe medalje.

Konkretisht medaljet janë fituar në garën e 50 metrave shpinë ku zunë vendin e dytë dhe morën medaljen e argjendtë siu dhe në 100 metra shpinë vend i tretë dhe medalje bronzi. Po ashtu në garat e 50 metër stil i lirë dhe 100 metër stil i lirë, notari Arbër Hysaj u rendit përkatësisht në vendin e katërt dhe në vendin e pestë në grupmoshën e 14 vjeçarëve.

Nga katër ekipet shqiptare pjesmarrëse në këtë turne, më mirë nga të gjithë është paraqitur ekipi “Te Stela”, ndërsa pas tij ekipi shkodran i “Future Sports Academy Shkodër- FSASH”./www.shkodrasport.com/