Vllaznia fitoi ditën e djeshme përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Thomas Brdaric merr fitoren e dytë radhazi, duke rikthyer në një farë mënyrë Vllazninë te shkëlqimi. 2 fitore në 2 ndeshjet e tij të para janë një ogur i mirë, për një ekip që tenton të shpallet kampion dhe pikërisht titullin ia kanë besuar teknikut gjerman.
Kujtojmë që para se të vintë Brdaric, shkodranët kishin plot 7 ndeshje pa fitore, duke futur këtu edhe 2 ndeshje të Kupës. 3 humbjet dhe 4 barazimet zbehën disi sezonin e Vllaznisë, por Brdaric ka rikthyer shpresën ‘titull’ te shkodranët./newsport/