Kane kaluar 20 minuta ne ndeshjen Vllaznia- Burreli e vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise dhe ne “Loro Boriçi” rrjetat jane ende te paprekura, pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran per te shenuar.
Takimi ka nisur me nje minute heshtje te mbajtur ne nderim te ish- arbitrit elbasanas Myrteza Allkja qe eshte ndare nga jeta nje dite me pare.
Ne minuten e 9-te eshte nje mundesi shume e mire per shenim e vendasve. Wenderson ka pasur sakte ne zone tek Pusi qe ne fakt vonon ne gjuajtje duke humbur nje mundesi shume te mire.
Vllaznia po luan me formacionin e saj te dyte ne kete takim por duhet thene se edhe Burreli ka mungesa ne formacionin e tij ne kete ndeshje teksa nuk i ka kushtuar rendesine e duhur nisur edhe nga fakti qe e ka humbur ndeshjen e pare 0-1 ne fushen e vet.
Vllaznia- Burreli 0-0
Vllaznia: Laço, Ruqi, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Repaj, Bardulla, Emerson, Zogaj, Wenderson, Pusi. Tr: M. Jonuz
Burreli: Koca, Beci, De Carvalho, Gjoka, Agami, Hoxha, Mallunxa, Melani, Memoci, Murja, Stana. Tr: G. Stojku