Spanja është i vetmi ekip i cili vjen në botëror duke mos pësuar asnjë humbje që pas Euro 2016 që u zhvillua në Francë.
Që nga momenti që drejtimin e ka marr ish trajneri i Portos, Jul Lopetegui, Spanja ka bërë 20 ndeshje të sukseshme ku ka marr 14 fitore dhe 6 barazime si dhe ka shënuar në cdo ndeshje.
Këto statistika të bëjnë të mendosh se Spanja ende nuk e ka mbyllur ciklin e saj, por mbetet një pretendente për të fituar Kupën e Botës.