Per Marçelino Preken ky sezon nuk eshte ai i duhuri. Stafi teknik i ekipit te Partizanit nuk po i jep besimin e duhur dhe si rrjedhoje nuk ka minutat e duhura ne kembe, ato qe po kerkonte.
Nga 25 javet e deritanishme te kampionatit, ai ka qene ne fushe ne vetem 9 prej tyre dhe me nje total prej 449 minutash duke shenuar edhe nje gol, ate ndaj Vllaznise ne ndeshjen e fazes se dyte kur te kuqte fituan 4-1 ne kryeqytet.
Ne 5 prej ketyre 9 ndeshjeve ai ka qene titullar, ndersa ne 4 te tjerat ka hyre si zevendesues per pak minuta ne fushen e lojes. Megjithate, kjo eshte shume pak per nje lojtar 20 vjeçar i cili nje sezon me pare ka qene nje pike e forte per Partizanin kampion.
Ai ka ne 13 prej ndeshjeve te atij sezoni duke luajtur ne total 967 minuta. Si rrjedhoje pritej qe sivjet gjerat te ishin ne favorin e tij dhe te kishte me shume hapesire sepse drejtuesit e klubit kane investuar per kete lojtar, por kjo nuk po ndodh.
Ndryshimet e trajnereve kane patur ndikimin e vet, por Marçelino Preka eshte aty. Ne pritje te shansit te tij sepse i ka te gjitha aftesite dhe mundesite per te luajtur titullar ne formacionin e te kuqve./SHKODRASPORT.COM/