Mikel Arteta do të festojë një ndeshje jubilare në stolin e Arsenalit sot në “Old Trafford”. Kundër Mançester Junajtidit do të jetë hera e 200-të që trajneri spanjoll drejton “Topçinjtë” në karrierën e tij.
“Ka kaluar shpejt koha. Ndoshta ndeshja e parë është më e preferura ime.
Ka shumë të tjera dhe ndeshja e fundit me PSV-në është një nga momentet më të bukura, për shkak të mënyrës se si fituam. Momenti më i bukur është padyshim suksesi në Kupën FA”.
Spanjolli kërkon që skuadra e tij të frymëzohet nga suksesi 7-1 në transfertë ndaj PSV-së në 1/8-at e Champions-it në sfidën e sotme: “Ishte një natë e shkëlqyer për ne në një kompeticion të rëndësishëm tek i cili kemi shpresa. Mënyra sesi fituam do t’i ngrejë të gjithë. Tani ka të bëjë me përsëritjen e asaj performance sot”.