Plot 200 sportistë të taekondosë kanë zbritur paraditen e së dielës në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” për aktivitetin e fundit kombëtar të këtij viti, Kupën e Shqipërisë për të gjitha grupmoshat.

Drejtuesit e kësaj Federate kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Shkodrës për të zhvilluar këtë aktivitet dhe ka qenë vetë sekretari i saj Arben Markaj ai që ka shpjeguar arsyen pse është bërë kjo zgjedhje dhe njëkohësisht ka folur edhe pritshmëritë që kishin nga ndeshjet që do të zhvilloheshin.

“Zgjodhem Shkodres sepse eshte qytet shume sportdashes por edhe sepse Vllaznia po punon mjaft mire me ekipin e saj dhe eshte edhe nje shembull per te tjeret”- eshte shprehur ai.

Pjesmarrë në Kupën e Shqipërisë janë të gjithë sportistët dhe ekipet e vendit, ku spikat padyshim ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Elion Puka. Ai ka dhe përbërjen më të madhe nga të gjithë ekipet e tjera, me plot 42 sportistë dhe padyshim që konsiderohet pretendenti kryesor për fitimin e këtij trofeu me disa grupmosha.