Vllaznia ka aktivizuar 21-futbollistë deri më tani në këtë sezon të Abissnet Superiore, kur janë luajtur vetëm tetë javë. Ky është një tregues shumë i mirë, që tregon se ka bollshmëri në stol dhe futbollistë të aftë, të bëjnë po aq mirë sa titullarët, por ka edhe efektet e veta anësore.
Deri më tani, të vetmit futbollistë që i kanë luajtur të gjitha ndeshjet, tre si titullarë dhe një si zëvendësues, janë vetëm katër, pikërisht portieri Zogoviç, kapiteni Gurishta, Juriç dhe Hoxhaj. Kjo tregon se gjatë këtyre javëve, kuqeblutë nuk kanë mundur të krijojnë një bosht, sidomos për sulmin, ku herë pas here shohim treshe të ndryshme.
Gjithashtu, dëmtimet e kanë penguar stafin teknik që të krijojë një ide të qartë mbi futbollistët, që konsiderohen titullarë absolutë. /Maringlen ZHIVANI/
Bojan Zogoviç – 8 ndeshje, 720-minuta
Erdenis Gurishta – 8 ndeshje, 720-minuta
Marko Juriç – 8 ndeshje, 720-minuta
Ardit Hoxhaj – 8 ndeshje, 515-minuta