Bashkia Shkoder duket se e ka marre shume seriozisht nderimin e figurave ndoshta edhe te harruara te sportit. Nje i tille eshte edhe Gjon Shyti, ish- notari dhe ish- trajneri i Vllaznise qe prej shume vitesh po korr suksese te njepasnjeshme ne punen e tij si trajner ne Itali e Turqi.

Dhe diten e djeshme, ka qene vete kryebashkiaku Bardh Spahia qe e ka pritur ne zyren e tij per ta nderuar. Per me teper interesant eshte fakti qe Gjon Shyti paska qene dhe trajneri i tij, Ja çfare shkruan Spahia ne postimin e shperndare ne faqen zyrtare:

“Gjon Shyti është ish trajneri im. Notari dhe trajneri që ka njohur suksese ndërkombëtare të njëpasnjëshme. Ai sot është ambasador i Shkodrës dhe Shqipërisë në botë.

“Mirënjohja” për kontributin që ka dhënë dhe jep në këtë sport është më e pakta që mund të bëjmë për të tilla personalitete. Gjon Shyti fillimisht në Itali dhe sot me kombëtaren e Turqisë, numëron rekorde titujsh dhe vlerësimesh në botë.

Shkodra ka një traditë por ka edhe modele që frymëzojnë në çdo kohë. Po punojmë që në këto gjurmë të ecin edhe brezi i ri. Noti do të ketë shumë shpejt një pishinë të standarteve për ekipet e Vllaznisë, që nuk rreshtin se na bëri krenar”./SHKODRA-SPORT.COM/