Diten e sotme kane nisur perzgjedhjet e futbollisteve qe do te jene pjese e Akademise “Dyrrah City”, pjese e projektit te klubit te njohur anglez Manchester City ne vendin tone. Drejtuesit e saj u kane bere ftese te rinjve nga e gjithe Shqiperia qe duan te jene pjese e tyre qe te ishin te pranishem ne keto seleksionime.

Ato jane bere nga trajnere te huaj te cilet kuptohet qe do te kene prioritet te zgjedhin me te miret. Ne keto seleksionime nuk kane munguar edhe disa futbolliste te vegjel nga Shkodra.

Ka qene pikerisht Shoqata Sportive “Bashkimi” e cila eshte paraqitur ne keto seleksionime me plot 22 futbolliste te grupmoshave U9, U11, U13, U15 dhe U17. Ata kane nisur proven dhe sigurisht qe do te vezhgohen me kujdes nga specialistet e huaj ashtu si dhe gjithe bashkemoshataret e tyre.

Drejtuesi i Shoqates “Bashkimi” Ervin Alushi per “Shkodra Sport” shprehet se ka shume besim se ndonjeri nga futbollistet e ketij ekipi do te binde seleksioneret dhe do te jete pjese e Akademise “Dyrrah City” ne sezonin e ri futbollistik./www.shkodrasport.com/