Vitin e shkuar ndihmoi Aston Vilën deri në finalet e “PlayOff” për tu ngjitur në Premier Ligë, por u thyen nga Fulhami… Xhon Terri ishte një lider në skuadrën e njohur angleze, por nuk mjaftoi që të rikthehej dhe njëherë në Premier.

Si pasojë, mbrojtësi anglez vendosi të shkëpusë kontratën dhe po shqyrtonte disa alternativa, me atë më të mundshmen në Rusi, me Spartak Moskën, por vendimin final e mori sot.

Legjenda e Çelsit bëri publike sot vendimin e tij për të dalë në pension, duke mbyllur kështu një karrierë shumë të rëndësishme. Me fanellën e bluve të Londrës, Terri ka fituar plot 15 trofe, përfshirë këtu dhe Champions League.

Menjëherë pas vendimit të tij për të dalë në pension, faqja zyrtare e Çelsit në “Facebook” i uroi një pension të mbarë legjendës së tyre, që me shuam gjasa do të rikthehet te klubi londinez me një rol drejtuesi./vipsport/