Dy shtylla dhe nje 11-metersh i humbur nuk kane mjaftuar qe te kete gol ne miqesoren mes Vllaznise dhe Dinamos, luajtur pasditen e sotme ne “Loro Boriçi”
Ndeshja ka nisur me nje rast te mire per Vllaznine kur Mala provon nga jashte zone dhe grushton Rexhepi.
Dinamo reagon dhe ne nje moment kane goditur edhe shtyllen e djathte pingule pas nje pasigurie te mbrojtesve shkodrane. Pak minuta me vone provon Denisson nga jashte zone dhe portieri Qarri ben nje grushtim spektakolar.
Tre minuta para fundit Dinamo shenon por goli anullohet pas snjalizimit te anesorit Çobaj per pozicion jashte loje.
Ne pjesen e dyte, pikerisht ne ‘55 Boshnjaku do godiste shtyllen ndersa pak minuta fundit Gruda do pengohej ne zone dhe arbitri Dragusha do akordonte 11 metersh. Nga pika e bardhe Boshnjaku nuk arrin te shenoje sepse i gjuajtur prej tij grushtohet nga Rexhepi. Perfundimisht barazim 0-0.
VLLAZNIA- DINAMO 0-0
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç. Asani, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj. Trajner Migen Memelli. U aktovizuan edhe Spahija, Dodev, Alivoda, Gruda, Obando dhe Sala.
Dinamo: Rexhepi, Prodani, Behiratche, R.Hoxha, Marku, Zabergja, Lorran, Krasniqi, Vila, Kaçorri, Denisson. Trajner Luigi Di Biagio
Arbitra: Bekris Dragusha, Jetmir Podgorica, Ardit Çobaj