Ne ndeshjen e sotme ndaj Apolonise, stafi teknik i Vllaznise ka hedhur ne fushe plot 23 futbolliste. E ka nisur kete perballje me Qarrin, Lekaj, Shehi, Imami, N. Hoxhaj, Ramadani, U.Hoxha, Kalaja, Mandiangu, Çoba dhe Dilaver.
Ne minutat e fundit te pjeses se pare eshte aktivizuar edhe Deda, ndersa ne pjesen e dyte jane aktivizuar me rradhe njeri pas tjetrit, portieri Zogoviç, Gurishta, Adili, Isufi, Isaevski, Krymi, Kruja, Marku, Victor da Silva, Imeri dhe Dunga.
Por ne fakt, nga kontigjenti aktual i skuadres ka patur edhe prej atyre qe nuk kane luajtur asnje minute. Njeri prej tyre, perforcimi i fundit, Fjoard Jonuzi eshte lene pushim.
Nje tjeter, moldavi Sidorenco, ka bere nje stervitje te lehte para ndeshjes dhe me pas e ka ndjekur ate bashke me bashkeshorten e tij. Por prane ka patur mbrojtesin brazilian Cassius.
Ky i fundit siç dihet nuk preferohet me nga stafi teknik dhe drejtuesit po mundohen te nderpresin kontraten me te, megjithate deri me tani ndodhet ende ne Shkoder, por larg Vllaznise.
Perveç ketyre lojtareve, nuk ka luajtur sot as vlonjati Ardit Hoxhaj qe vazhdon te jete ne fazen e rikuperimit dhe prandaj nuk eshte aktivizuar. E njejta gje edhe me mesfushorin Bardulla i cili edhe ai eshte duke u rikuperuar.
Pra nisur edhe nga kjo, mesohet se kontigjenti aktual perbehet nga 28 futbolliste, 3 me shume nga sa do te federohen. Nese nuk do te kete largime, kjo nuk perben ndonje problem sepse disa nga te rinjte mund te federohen me ekipin U21.