Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë skuadrat pretendente për titullin kampion në Premier League.Vetëm dy pikë i ndajnë “Të Kuqtë” në krye nga Topçinjtë dhe “qytetarët” pas 24 ndeshjesh, por skuadra e Guardiola-s ka një ndeshje për të rikuperuar.
Duke folur me Rio Ferdinand në podcast-in VIBE with FIVE, ish-trajneri i Romas mbështeti Liverpool dhe Man City si favoritët.
“Premier League … City ose Liverpool, kështu që nuk po bëj gabim. Por mendoj se City”, tha ai.
Portugezi bëri edhe parashikimin e tij për Champions League, duke veçuar City-n dhe Real Madrid-in si favoritë.
“Champions League… Unë do të thoja City ose Real Madrid. Do të ishte një surprizë e madhe për mua nëse do ta fitonte një ekip tjetër.
“Do të më pëlqente shumë që Reali ta fitonte sërish”, pranoi Mou.