Pas 5 javesh kampionat, Vllaznia e basketbollit te femrave mban vendin e katert ne renditje teksa ka fituar 3 ndeshje dhe humbur 2 te tjera. Nje ecuri pergjithesisht e kenaqshme dhe skuadra ndodhet brenda objektivit te saj, zones play-off.

Por nga ana tjeter, ekipi shkodran ka ne rradhet e tij pikeshenuesen me te mire te kampionat. Behet fjale per Bernada Rreshpjen. Basketbollistja e cila edhe sezonin e kaluar u shpall pikeshenuesja me e mire e kampionatit, duket se te njejtin objektiv ka edhe kete sezon.

Ne 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani ajo ka arritur te shenoje plot 127 pike, me nje mesatare shume te kenaqshme prej 25.4 pikesh per ndeshje, çka do te thote se ajo e ka hedhur qe tani kandidaturen per te qene me e mira deri ne fund te kampionatit.

Ne vend te dyte ne kete renditje eshte basketbollistja e Flamurtarit Asia Lanae Henderson me 106 pike te shenuara dhe ne vendin e trete eshte basketbollistja e Tiranes Morina Bojka me 90 pike./SHKODRA-SPORT.COM/