Në studiot e televizioni italian, Rai Sport, eksperti i transferimeve Ciro Venerato, mbrëmë tregoi lajmet më të reja që pritet të ndodhin në në tregun e futbollistëve sa u përket Napolit dhe Juventusit. Dy ekipet që shihen si favorite për ta fituar kampionatin italian do të konkurrojnë në treg për t’u përforcuar. Sezonin që lam pas ‘Bardhezinjtë’ janë përpjekur të rrëmbejnë Ghoulam të Napolit, por sipas Veneratos marokeni do të rinovojë kontratën së shpejti me ‘Azurret’.

Tutje Venerato shpjegon se mbrojtësi spanjoll i Benficas, Alex Grimaldo, është objektivi i dy skuadrave italiane. Juve e kërkon si zëvendësim për Lichtsteiner, ndërsa Napoli kërkon të gjejë një lojtar, e cili do ta zëvendësonte Hysajn apo Ghoulam në rast të ndonjë lëndimi eventual.Ndërkohë, gjendja fizike e Howedes është shqetësuese për trajnerin Allegri, i cili ka kërkuar nga Marotta që ta sjellin Mustafin në “Juventus Stadium”. Shqiptari edhe sezonin e kaluar ishte pranë largimit te Interi, por në momentet e fundit Wenger vendosi ta mbajë.