Hamzat Ojediran ka kaluar nga Debrecen te Lens në Francë për shifrën e 1.8 milionë eurove. Egnatia ka përfituar plot 270 mijë euro nga ky operacion.

Kjo pasi kujtojmë se rrogozhinasit ruajtën 15% të kartonit, kur e larguan sulmuesin për te Debrecen 1 vit më parë. Lëvizje e zgjuar nga klubi i Egnatias, që ka përfituar nga ky moment.

Ojediran ka spikatur me aftësitë e tij. Dhe pse është vetëm 20-vjeç, nigeriani tashmë do tregojë aftësitë e tij në një nga ligat më të rëndësishme europiane.