Mesfushori i Milan, Tijjani Reijnders ka folur në prag të finales së Superkupës së Italisë, ku ekipi i tij do të përballet me Inter. Një ndeshje që pritet të jetë spektakolare jo vetëm se është një finale, por mbi të gjitha është derbi i Milanos.

“Ne po mendojmë shumë për këtë ndeshje. Është një lojë për t’u luajtur, ne do të bëjmë gjithçka për ta marrë Superkupën. Duhet të luaj mirë në çdo ndeshje, jo vetëm përballë ekipeve të forta si Inter. Dua ta ndihmoj skuadrën të krijojë mundësi për të shënuar.

Ne mund ta mposhtim Interin. Ne e treguam këtë në ndeshjen e fundit që luajtëm kundër tyre, gjatë së cilës luajtëm shumë mirë. Nesër duhet të luftojmë, nuk duhet të kemi frikë, madje nuk kemi. Ta dëshmojmë këtë gjë nesër”, është shprehur Reijnders.