Luis Figo celebroi në Lisbonë festën e Krishtlindjeve të Fondacionit, që mban emrin e tij, dhe analizoi grupet e Kupës Botërore të “Rusia 2018”: “Portugalia dhe Spanja janë favorite jo vetëm në grup, por edhe në kompeticion, megjithëse është e nevojshme të vëmë re se kombëtaret e tjera mund të befasojnë”.Duke folur për kombëtaren e vendit të tij, lojtari i mëparshëm luzitan e njohu vështirësinë e grupit, ku bën pjesë Portugalia dhe Spanja, së bashku me Iranin dhe Marokun: “Portugalia ra në një nga grupet më të vështira, por ka një nga skuadrat më të mira të ditëve të sotme dhe aspiratat duhet të jenë të njëjta”.