Me golin e shenuar sot, i dha fitoren ekipit te Veleçikut ne sfiden ndaj Basanias. Armenis Kukaj ndjehet mire per kete gje, madje ne minutat e fundit te ndeshjes ka qene serish edhe prane nje goli te dyte me nje tjeter goditje me koke.

Futbollisti shtatelarte ne kete menyre eshte kthyer ne protagonist per ekipin e tij, ndonese gjendja e tij shendetesore nuk ka qene ajo me e mira. Ai po ndjen shqetesime jo te vogla ne muskujt e barkut, por ka sakrifikuar per te qene ne fushe dhe ne fund ka gezuar bashke me shoket e tij te ekipit.

Kukaj nderkohe pas ndeshjes te mbyllur ne shifrat 1-0 eshte shprehur ne kete menyre per gazeten “Shkodra Sport”: “Jam shume i kenaqur per golin dhe fitoren sepse ky trepikesh na pozicionon aty ku ka qene objektivi yne ne tabelen e klasifikimit.

Njekohesisht u shperblye edhe puna e bere nga djemte gjate gjithe javes. Jam shume i lumtur me kete periudhe qe po kaloj tek Veleçiku sepse çdo futbollist e ka enderr te luaje dhe te kontribuoje dhe ta mbylle karrieren e tij tek ekipi mëmë. Kenaqesi ime eshte e madhe dhe shpresoj shume qe ekipi te arrije rezultate edhe me te mira ne te ardhmen.

Per kete vit, objektivi ky eshte, te renditemi ne mes 5 ekipeve me te mira te vendit dhe pastaj vitin tjeter le te shohim se çfare do te ndodhe. Tashme duhet te fokusohemi gradualisht tek ndeshjet e play-off dhe pse jo te mos pretendojme deri ne fund edhe aty”.

Te plote prononcimin e futbollistit te Veleçikut Armenis Kukaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne videon e meposhtme: