Vllaznia do të përballet me Elbasanin në orën 17:00. Kjo është dhe ndeshja e kthimit për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Sfida e parë në Elbasan përfundoi me barazim pa gola. Kështu kualifikimi për në gjysmëfinale do të vuloset në “Loro Boriçi”.
Trajnerët Brdariç dhe Gvozdenoviç kanë vendosur për formacionet zyrtare.
LIVE VLLAZNIA-ELBASANI 1-1
15′ (ag) Lila / 25′ Lajthia
NGJARJET KRYESORE
45’+3’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë.
45’+1’ Dodaj merr topin para zonës së Elbasanit, gjuan direkt por nuk gjen portën. (VIDEO)
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
41’ Xhoel niset me shpejtësi drejt zonës, Stojanoviç shmang rrezikun duke larguar topin në anësore.
34’ Goditje këndi për Elbasanin që devijohet jashtë nga Stojanoviç. Përsëri pretendohet për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë për këndore. (VIDEO)
31’ Qose ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Salës.
25’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh pason në qendër për Lajthinë i cili nuk e ka të vështirë të depërtojë mes mbrojtësve, kalon Jukajn dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)
25’ Protesta pa fund të korçarëve për një prekje të topit me dorë në zonë. gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
23’ Gurishta ka hapësirë nga e djathta, por topi i tij në thellësi për Balajn përfundon direkt te Abalora.
20’ Loja është ndërprerë për dy minuta për t’i ardhur në ndihmë Qoses i cili është i dëmtuar dhe në fund del për të marrë mjekimin jashtë.
15’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Lila devijon topin në portën e tij duke shënuar autogol. (VIDEO)
12’ Top në thellësi i Ze Gomesh për Xhoel, Jukaj del dhe devijon topin duke ndërhyrë në këmbët e sulmuesit. Elbasanasit protestojnë, por gjyqtari jep fundore. (VIDEO)
9’ Dodaj nga e majta nis Malën në zonë, mesfushori ndalet nga dalja e saktë e Abalora. (VIDEO)
7’ Një top në zonë goditet nga Balaj dhe Stijanoviç pa forcën e duhur, duke çuar sferën pa probleme në duart e Abalora.
1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Elbasanit.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Bajrami, Stojanoviç, Deliu, Sala, Krymi, Çoba, Dodaj, Mala, Balaj
Traner: Tomas Brdariç
Elbasani: Abalora, Musta, Lulaj, Olberkis, Lila, Dros, Ibrahim, Qose, Ze Gomesh, Xhoel, Lajthia
Trajner: Ivan Gvozdenoviç