Në orën 20:45 nisën ndër të tjera pesë sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Këto ishin ndeshjet e para, për skuadrat që luftojnë të jenë sa më lart në ligat e edicionit të ardhshëm.

Rezultati më befasues ishte fitorja e Ukrainës ndaj Belgjikës. Me fitore dolën edhe Skocia me Irlandën, ndërsa këto të fundit përmbysën rezultatin ndaj Bullgarisë.

Rocco Vata debutoi me ekipin e parë të Irlandës. U aktivizua në minutën e 79-të, ndërsa mori karton të verdhë dy minuta më pas duke mos lënë shenjë.

Dy barazime erdhën nga ndeshjet mes Austrisë dhe Serbisë, si dhe Sllovaki-Slloveni. Këto të fundit ishin të vetmit që nuk shënuan asnjë gol gjatë mbrëmjes.

Të dielën do të luhen ndeshjet e kthimit, që janë edhe ato vendimtare.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

AUSTRI 1–1 SERBI

37′ Gregoritsh – 62′ Samardziç

Goli i Gregorisht: (VIDEO)

Goli i Samardziç: (VIDEO)

BULLGARI 1–2 IRLANDË

6′ Petkov – 21′ Azaz, 42′ Doherti

Goli i Petkov: (VIDEO)

Goli i Azaz: (VIDEO)

Goli i Doherti: (VIDEO)

Karton i verdhë për Roko Vatën: (VIDEO)

GREQI 0–1 SKOCI

32′(p) MkTominej

Goli i MkTominej: (VIDEO)

SLLOVAKI 0–0 SLLOVENI

UKRAINË 3–1 BELGJIKË

67′ Gutsulyak, 73′ Vanat, 79′ Zabarni – 40′ Lukaku