Shqipëria U-19 ka në program dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë përgjatë muajit tetor. Trajneri i Kombëtares U-19 Ervin Bulku ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këto dy takime miqësore, por shumë të rëndësishme përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Plot 11 lojtarë vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar, kurse 12 futbollistët e tijerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të nisin grumbullimin të hënën e 9 tetorit në Tiranë, ndërsa do të stërviten në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për katër ditë. Më 13 tetor kuqezinjtë e vegjël do të udhëtojnë drejt Turqisë, teksa ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet më14 tetor në orën 16:00. Sfida e dytë miqësore është programuar të luhet tre ditë më vonë, më 17 tetor po në orën 16:00.
Për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin teknik të kuqezinjve, këto dy takime ndaj Turqisë konsiderohen si mjaft të rëndësishme për të kolauduar grupin përfundimtar që do të impenjohet në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-19, ku kuqezinjtë do të synojnë kalimin në ‘Elite Round’.
Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.
Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.
Më poshtë, edhe lista e 23 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për dy miqësoret me Turqinë U-19. Ajo qe bie ne sy eshte se nder 23 futbollistet e grumbulluar nga trajneri Bulku, jane dhe tre futbolliste shkodrane. Behet fjale per portierin Tomas Kiri qe luan me Kastriotin, mbrojtesin Klevis Haxhari qe luan me New York City dhe mbrojtesi tjeter Elton Fikaj qe eshte pjese e Panathinaikos ne Greqi./SHKODRA-SPORT.COM/