“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën deçizive të saj, me pak ndeshje të mbetura ku çdo gol i shënuar vlen. Në një statistikë të nxjerrë nga FSHF, shikohen lojtarët me më shumë goditje dhe saktësia e tyre.
Duke pasur parasysh këtë fakt në tabelën e mëposhtme gjendet renditja e lojtarëve që kanë goditur më shumë portën, me Xhixhën që kryeson renditjen me 2,9 goditje në kuadrat brenda 90 minutave të lojës.
Në ndjekje të lojtarit të Tiranës, i renditur në vendin e dytë ndodhet sulmuesi i Vllaznisë, Aralica me 2,89 goditje të regjistruara. Renditja kompletohet nga Taulant Seferi i vendit të tretë më 2,61 goditje në portë për 90 minuta.
Ajo qe te ben pershtypje ne kete renditje, eshte se ne 8 lojtaret me numrin me te madh te gjuajtjeve ne porte, bejne pjese perveç Aralices dhe dy futbolliste te tjere te Vllaznise.
Latifi eshte i katerti ne kete renditje me 2.54 gjuajtja brenda 90 minutave, ndersa Mustedanagic eshte i teti me 2.46 gjuajtje. Vllaznia me tre lojtare kesisoj eshte ekipi me numrin me te madh te tyre qe provojne te godasin portat kundershtare.