Ashtu si ne javen e 7-te, edhe ne te 8-ten jane plot 3 futbolliste te Vllaznise ne perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes, zgjedhje kjo e bere nga Federata Shqiptare e Futbollit permes vleresimit nga stafi i trajnereve te ekipeve tona kombetare.

Keshtu, portieri me i mire i kesaj jave eshte ai i Vllaznise Kristi Qarri, i cili ka rezultuar vendimtar ne 2-3 momente me pritjet e tij. Po ashtu ne formacionin me te mire jane perzgjedhur edhe Esat Mala dhe Kevin Dodaj te cilet kane qene te papermbajtshem ne dy krahet e sulmit kuqeblu.

Po interesant eshte fakti se pjese e formacionit me te mire te kesaj jave jane edhe tre shkodrane te tjere. Behet fjale per mbrojtesin e Partizanit Marçelino Preka si dhe ate te Teutes Arsid Kruja. Njekohesisht edhe trajneri me i mire eshte Edi Martini i Teutes per ate fitore te arritur ndaj Tiranes ne shifrat 3-1.

Pjesa tjeter e 11-shes se lojtareve eshte e formuar nga mbrojtesit Simeu i Teutes dhe Ismajli i Tiranes, mesfushoret Droos i Elbasanit dhe Loran i Dinamo, ndersa ne sulm jane edhe Zabergja i Dinamos dhe Vuthaj i Egnatias./www.shkodrasport.com/