Struga ka pësuar tjetër humbje nga Slovan Bratislava, kësaj here me rezultatin 1-2.
Kujtojmë se takimi i parë mes tyre përfundoi 4-2 për sllovakët.
Kështu kampionët e Maqedonisë së Veriut i japin fund aventurës në Champions League. Dhe pse shënuan 3 gola në të dyja takimet, ishin të pamjaftueshëm.
Rrugëtimi për djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani do vazhdojë në Conference League. Aty do të marrin pjesë në turin e dytë.