Është luajtur ditën e djeshme sfida e javës së 12-të të Kategorisë së Dytë, Përmeti-Tepelena e mbyllur me rezultatin 0-2.
Një ndeshje e tensionuar cila ka prodhuar 3 kartona të kuq dhe të 3 janë marrë nga skuadra e Tepelenës e cila e ka mbyllur ndeshjen me 8 lojtarë.
Gjyqtari i takimit, Elton Hazizaj ka nxjerr nga loja Xhakon dhe Zhamon që në minutën e 22-të duke lënë skuadrën vendase me 9 lojtarë.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka detyruar gjyqtarin e ndeshjes, Hazizaj që të nxirrte nga loja menjëherë dy lojtarët e Përmetit.
Në pjesën e dytë ishte radha e Todhes që mori dy kartona të verdhë brenda 25 minutave, duke lënë Përmetin me 8 lojtarë. Në fund Tepelena fitoi me rezultatin 0-2 duke marrë 3 pikë të rëndësishme./newsport/