Manchester United, Chelsea dhe Liverpool janë fokusuar te sulmuesit e Bayern për merkaton e verës. Mediat britanike raportojnë se dy lojtarë bavarezë janë në objektiv.

I pari është Jamal Musiala. Edhe pse ka disa javë që shkruhet për një “zbutje” marrëdhëniesh me klubin, ai ende nuk ka firmosur kontratë të re në Mynih dhe Liverpool ka hyrë në garë për të.

Trajneri Arne Slot raportohet se e ka telefonuar gjermanin për t’i shpjeguar rolin e tij në skuadër, nëse vendos të transferohet në “Anfield”.

Ndërkohë, emri tjetër i kërkuar në ishull është Leroy Sane. Ai pritet që të lihet i lirë nga Bayern në verë. Për të kanë interes United dhe Chelsea.