Flamurtari do të presë sot në orën 17:00 Vllazninë, në duelin e javës së 27 të Kategorisë Superiore.
Të besuarit e trajnerit Troisi vijnë në këtë duel me tre mungesa të sigurta, si rrjedhojë e dëmtimeve apo pezullimeve.
Kështu, Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu kanë plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, çka i detyron lojtarët që të pushojnë këtë duel.
Sulmuesi Xhevahir Sukaj pritet të jetë mungesa tjetër, me lojtarin që nuk është stërvitur sistematikisht me grupin.
Një tjetër emër në dyshim është Jorgos Sarris, me mbrojtësin grek që e ka të paqartë të ardhmen te vlonjatët për shkak të pagave./newsport/