Samuel Nikaj dhe Prizreni qe ai drejton nuk kane nder mend te ndalen ne rrugetimin e tyre drejt Liges se Pare kosovare. Diten e djeshme ato kane arritur te marrin nje tjeter fitore dhe kesisoj vazhdojne te kryesojne me merite renditjen e kampionatit.

Ardhja e trajnerit shkodran ne krye te ketij ekipi ne muajin janar, ka sjelle edhe nje ndryshim te madh ne te gjithe aspektet dhe mbi te gjitha tek rezultatet. Fitorja javen e kaluar ne transferte ndaj skuadres qe kryesonte kampionatin, tregon me se miri se FC Prizreni eshte i vendosur per t’u shpallur kampion.

Nderkohe kete fundjave qe lame pas ai ka pritur ne fushen e tij ekipin Kosova VC dhe ka arritur ta mposhte me rezultatin e paster 3-0 me golat e shenuar nga futbollistes Allyson, Gashi dhe Zuqaku.

Me Samuel Nikajn ne pankine, FC Prizreni ka zhvilluar tre ndeshje dhe i ka fituar te gjitha duke marre 9 pike te plota.Sukseset kane ardhur ndaj ekipeve te Deçanit (2-0), Tefik Çanga (2-1) dhe se fundi Kosova VR (3-0).

11 jave para fundit te kampionatit, skuadra ndodhet ne vendin e pare dhe ne rrugen e duhur drejt arritjes se objektivit. Me nje “maestro” ne pankine si Samuel Nikaj padyshim qe ky objektiv duket mese i arritshem.(www.shkodrasport.com)