Ai eshte vetem 20 vjeç dhe ka vetem pak kohe ne futbollin shqiptar, por ka filluar te spikase menjehere. E kemi fjalen per lojtarin nga Bregu i Fildishte Oumar Cheick Konate i cili po kthehet ne protagonist tek Basania me lojen dhe golat e tij.

I datelindjes 2004, Konate luan ne rolin e mesfushorit te qendres, por i pelqen shume te shohe edhe drejt portave kundershtare dhe per kete arsye gjendet shpesh ne zonat kundershtare.

Ka luajtur ne 3 ndeshje deri tani ne formacionin e Basanias dhe ka shenuar 3 gola. Dy prej tyre i ka shenuar ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise ndaj Naftetarit (njerin prej tyre me koke) dhe po ashtu shenoi edhe golin e pare ne ndeshjen e kampionatit ndaj Luzit (serish me koke).

Duket se ka nje aftesi te mire si ne lojen ne ajer, por edhe ne lojen me top eshte teknik dhe bashke me Tafilin dhe Daijen formojne nje treshe simpatike ne repartin e mesit te fushes te kesaj skuadre. Trajneri Lika ka besim ne aftesite e ketij lojtari dhe prandaj e ka aktivizuar si titullar ne keto ndeshjet e para te ketij sezoni.

Te mos harrojme se Konate ka vetem 2 muaj qe ndodhet ne Shqiperi dhe i duhet ende kohe per t’u ambjentuar mire. Me shume siguri prej tij do te shohim gjera edhe me te bukura sepse aftesite per ta bere kete gje i ka. 20 vjeçari afrikan do te tentoje te beje nje paraqitje sa me te mire dhe ne ndeshjet e ardhshme duke vijuar me takimin e se shtunes ne Puke ndaj Terbunit./www.shkodrasport.com/