Kategoria Superiore e futbollit do të zhvillojë tre javë në 7 ditë. Duke nisur nga e mërkura e 23 dhjetorit e deri në 30 dhjetor do të luhen tre javë, që janë vendimtare për fatet e sezonit. Ndeshje çdo tre ditë dhe në dy orare, ky është kalendari i ndeshjeve të radhës.

E mërkura e datës 30 dhjetor do t’I japë fund makthit të klubeve, me lojtarët që do të duhet të zhvillojnë plot 270 minuta në pak ditë. Kujtojmë se ngjeshja e kalendarit vjen prej bojkotit që Liga Profesioniste i bëri sezonit dhe nisjes së tij me afro 50 ditë vonesë.

E pashmangshme rokada e lojtarëve prej lodhjes fizike dhe dëmtimeve, me trajnerët e Elitës që duhet t’i bëjnë mirë llogaritë.

Java 10-të, e mërkurë 23/12/2020

13:45

Skënderbeu – Teuta

Apolonia – Vllaznia

Laçi – Bylis

Partizani – Kastrioti

16:45

Kukësi – Tirana

Java 11-të, e diel 27/12/2020

13:45

Kastrioti – Laçi

Bylis – Apolonia

Vllaznia – Skënderbeu

16:45

Teuta – Tirana

Partizani – Kukësi

Java 12-të, e mërkurë 30/12/2020

13:45

Tirana – Vllaznia

Skënderbeu – Bylis

Apolonia – Kastrioti

Laçi – Partizani

16:45

Kukësi – Teuta