Partizani dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në “Air Albania”. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy skuadrave që në fund u detyruan të ndajnë pikët, pasi nuk ia dolën dot të shënojnë në portat kundërshtare.

Një hap fals për të dyja skuadrat që luftonin me njëra-tjetrën për vendin e dytë në klasifikim, teksa në “Air Albania” asistuan Egnatian, me rrogozhinasit që sot kanë shancin të thellojnë diferencat me vendin e dytë.

Por ajo që bie në dy në sfidat e fundit të kryeqytetasve dhe shkodranëve është se asnjëra nuk e njeh fitoren në 3 takimet e fundit. Kuqeblutë kanë humbur një ndeshje dhe kanë barazuar 2 të tjera, njëjtë edhe të kuqtë.

Vllaznia u mposht 2-0 nga Kukësi javën e 28-të, po këtë javë u mposht edhe Partizani nga Teuta me shifrat 1-0. Në javën e 29-të shkodranët dhe kryeqytetasit barazuan 1-1 respektivisht ndaj Erzenit dhe Laçit për të paasuar më pas me barazimin në “Air Albania”./newsport/