Teuta ia doli të merrte një fitore jetike në transfertë ndaj Apolonisë, duke e mposhtur 0-1 (Vila). Nuk ka si mos të jetë i lumtur trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

Martini ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan: ”+3 pikë”. Interesante është edhe fotoja e zgjedhur për të shoqëruar shkrimin, ku bëhet fjalë për një moment të disa muajve më parë, ku Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur 2-0 Tiranën.

Natyrisht, ngritja e trofeut ”ngacmon” vetë serish Martinin, i cili tanimë do atë të Superligës. Asgjë nuk është e thjeshtë, por ”Djemtë e detit” do tentojnë deri në fund t’a çojnë në Durrës titullin e Kategorisë Superiore.

Teuta renditet në vendin e pestë me 13 pikë.