Përfaqësuesja e Rajonaleve U-14 zhvilloi një grumbullim 2-ditor në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri i kësaj skuadre, Armand Dama kishte ftuar 20 lojtarë, për këtë grumbullim 2-ditor. Bëhet fjalë për elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, të përzgjedhur nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës.
Nder 20 futbollistet e grumbulluar jane edhe 3 shkodrane. I pari eshte nje mbrojtes i cili eshte pjese e “Atletik Klub Shkodra”, pikerisht Riad Syla. Nderkohe dy te tjeret jane pjese e KF Shkodra, mesfushoret Heldi Kopliku dhe Erjon Vajushi.
Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave.
Kombetarja U14 ka zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore perballe ekipit Internacional Tirana U-14. Trajneri Dama kishte perzgjedhur edhe dy futbolliste shkodrane ne formacionin baze, pikerisht mbrojtesin Syla dhe mesfushorin Vajushi, ndersa Kopliku eshte aktivizuar ne pjesen e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/