Ditën e sotme janë propozuar disa ndryshime në Kodin Penal nga ana e Qeverisë dhe një ndër pikat ishte dhe dhuna në sport. Takimi me Kryeministrin Rama duke se ka filluar të jap efektet e para.
Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive. Goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.
DHUNA NË SPORT
Goditja e njerëzve të sportit Burgim nga një deri në tre vjet
Më shumë se një herë Burgim nga një deri në pesë vjet.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës
Burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Hyrja në fushën e lojës
Burgim nga një deri në tre vjet
Kur kryhet në aktivitetet ndërkombëtare
Burgim nga një deri në pesë vjet.