Vllaznia është skuadra më në formë e kampionatit shqiptar. Klubi shkodran nuk ka humbur asnjë ndeshje në vitin 2024. Përveç arritjes në gjysmëfinalen e Kupës, gjithashtu mban vendin e dytë në Superiore.
Me 49 pikë, kuqeblutë janë vetëm dy pikë larg Egnatias që kryeson. Një rol të madh në fitoren e arritura nga Vllaznia e kanë pasur dyshja sulmuese. Pikërisht Bekim Balaj dhe Ildi Gruda. I pari është dhe golashënuesi i kampionatit, ndërsa Gruda me 8 gola pretendon të pozicionohet pas shokut të skuadrës.
Në 10 ndeshje, fitoret kanë ardhur me golat e shënuar nga kjo dyshe. 30 pikë në total, që janë më shumë se gjysma dhe tregojnë se sulmi shkodran po funksionon më mirë se asnjëherë në vitet e fundit.
Për ndeshjet e fituara në fjalë, merret parasysh goli i fitores ose i pari që i ka dhënë avantazhin skuadrës drejt triumfit. Nga 5 ndeshje për secilin lojtar, që tregon besimin e gjithë Vllaznisë te sulmi i tyre./newsport/