Prania e vetëm 300 tifozëve në ndeshjen Vllaznia- Tomori që u luajt të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, mund të shënohet si rekordi më negative I pranisë së pakët të tifozëve shkodranë në këtë stadium. Rezultatet zhgënjyes të kuqebluve këtë sezon, I kanë zhgënjyer së tepërmi tifozët e tyre të cilët e kanë braktisur tashmë Vllazninë. 97 tifozëve që ishin present në tribunë përkarshi, u shtoheshin edhe rreth 20 vetë nga ata të grupimit “Vllaznit- Ultras” që gjithsesi e bënë punën e tyre duke brohoritur vazhdimisht për skuadrën e tyre të zemrës. Përveç tyre edhe rreth 200 vetë në tribunën qendore dhe vetëm kaq. Tifozë të tjerë nuk kishte. Braktisja e shkallëve të stadium duhet të jetë një apel për Bashkinë Shkodër, institucionin që drejton aktualisht futbollin në këtë qytet, për të bërë një ekip ndryshe sezonin e ardhshëm sepse një ekip si ky I sivjetmi nuk ia falin më.

www.shkodrasport.com